Iniciativa mbipartiake ka njoftuar se të hënën do të mbajë sërish protestë kundër skandalit në Klinikës e Onkologjisë për terapinë e pacientëve me kancer.
Protesta do të mbahet më 11 shtator, me fillim prej orës 18:00. Do të fillojë para Qeverisë dhe do të vazhdojë para ndërtesës së Prokurorisë Publike Themelore, ku siç thuhet në njoftim, do të kërkohet “zgjidhje gjyqësore për të gjithë të përfshirët në skandal”.Ultimatumi i këtij protesti është:PPTH të dalë me detaje për rrjedhën e hetimit në afat prej 1 javeHetim për përfshirjen e ish ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit Nino VasevZgjerim e hetimit të punës së Onkologjisë së FëmijëveRevizion të tërësishëm të punës së Klinikës së OnkologjisëAktgjykime të fuqishme për të gjithë të përfshirët në krimin në OnkologjiPërfshirje e pacientëve onkologjikë të cilët do të kenë qasje në vetë hetimin.“Njëherit apelojmë deri te të gjithë pacientët onkologjikë që të na kontaktojnë për përvojat e tyre, që të kontribuojmë në zbulimin e tërësishëm dhe të përgjegjësisë së të gjithë të përfshirëve në punën skandaloze të Klinikës së Onkologjisë”, thuhet më tej në njoftim.