Sot me vendim të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasamit është shkarkuar udhëheqësi i Inspektoratit komunal të Tetovës, Gani Alija. Siç mëson TS, në vend të tij do të jetë Sedat Sulejmani ish zv.ministëri i Kulturës, i afërt i Bilall Kasamit.
Nuk dihet ende arsyeja shkarkimit të Gani Alijat, por vlen të theksohet se Gani Alija braktisi BDI-në dhe u rreshtu pas Lëvizjes BESA që ndoshta ka qenë edhe arsyeja e sulmeve brenda partiake për Alijan.
Ndryshe Gani Alija nuk i ka pasur raportet e mira me Bilall Kasamin por me Adnan Azizin./TS/