Stano: Dihet qartë se cili është problemi kryesor në dialogun Kosovë-Serbi, nuk janë Borrelli e Lajçaku

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdimisht e kanë bërë të qartë se ku qëndron problemi te mungesa e përparimit në dialogun Kosovë – Serbi. Stano ka thënë se problemi nuk është “Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell apo emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak”.
“BE-ja dhe partnerët tanë të angazhuar në përkrahje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë vazhdimisht të qartë se ku qëndron problemi kryesor për mungesën e përparimit në dialog, dhe definitivisht nuk është te Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell apo te emisari Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.
I pyetur për akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për anshmërinë e Lajçakut, Stano ka thënë se “nuk komenton pretendime të pabaza”.
Stano ka thënë se shtetet anëtare të BE-së e kanë bërë shumë të qartë se i përkrahin plotësisht Borrellin e Stanon.
Shtetet anëtare të BE-së të martën kanë shprehur shqetësimin për mungesën e zbatimit të detyrimeve nga palët. Ato u kanë bërë thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe në frymë të mirë.
Është thënë se duhet fillohet të zbatohet Marrëveshja bazë duke u bazuar në propozimin e BE-së për sekuencim.
“Po ashtu shtetet anëtare kanë përsëritur vazhdimisht që puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa vonesa të mëtutjeshme apo parakushte”, ka thënë Stano.