Të paktën 49 civilë janë vrarë pas një sulmi në një varkë lumi në veri-lindje të Malit.

Bëhet e ditur se është sulmuar edhe një kamp i ushtrisë, duke vrarë 15 ushtarë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Varka thuhet se u sulmua teksa po lundronte në lumin Niger nga qyteti Gao në Mopti.

Ndërkaq, se anija është sulmuar u tha edhe nga ushtria e Malit përmes shkrimeve në rrjetet sociale.