Policia në Zajaz Kërçovës është arrestuar një person nga Ohri, pasi i njëjti u ka ofruar para si ryshfet policëve.

“Më 10.09.2023 në ora 19:35 në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Zajaz të Kërçovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria A.J.(59) nga Ohri. Pasi ka kryer një kundërvajtje rrugore, ai ka vendosur para si ryshfet në dokumentet personale që u ka dhënë punonjësve të policisë, të cilat i janë kthyer menjëherë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume