Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e ka akuzuar sërish presidentin Stevo Pendarovski se i mbron interesat e partive politike, e jo të qytetarëve.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Pendarovski edhe një herë vrapoi për ta kënaqur LSDM-në në vend që të vrapojë për të mbrojtur ligjet dhe drejtësinë, dhe e gjithë kjo për një kandidaturë të re për president.

“Me këtë Pendarovski bëhet bashkëpunëtor në amnistinë e bërë nga partitë në pushtet për t’u fshehur dhe shpëtuar nga përgjegjësia nga skandalet e mëdha që tronditën Maqedoninë, si ai i fundit për Onkologjinë, “Besa Trans”, spital modular, si dhe për kompanitë për energjinë elektrike dhe pagesat për panelet”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga takimi me popullin, e pastaj drejtësia dhe përgjegjësia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume