Partia Demokratike (DS) sot i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që “menjëherë, me të vërtetë dhe plotësisht” të informojë qytetarët për atë që ka ndodhur në zonën e fshatit Banjska në veri të Kosovës, ku një një polic dhe të paktën tre serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit.

Në një deklaratë, DS-ja vlerësoi se në fjalimin e mbrëmshëm publikut, Vuçiq “nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje thelbësore në lidhje me ngjarjet dramatike në të cilat ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve dhe të cilat lehtë mund të shkaktojnë konflikte më të gjera në të cilat ai tani po përpiqet të përfshijë edhe Kishat Ortodokse Serbe”.

“Në fjalimin e tij manipulues dhe konfuz, si dhe në shpërthimin e tij ngacmues ndaj gazetarit të televizionit N1, i cili sapo i kishte bërë pyetje thelbësore dhe plotësisht legjitime, sundimtari i çorientuar në mënyrë të dukshme po përpiqej të fshihte të vërtetën dhe të zhvendoste të gjitha përgjegjësitë për konfliktin qw sipas tij u nxit nga Albin Kurti disa politikanëve perëndimorë”, ka thënë DS.
Ata vlerësuan se qeveria është “e obliguar t’u përgjigjet pa vonesë pyetjeve se cilët janë personat që u përplasën me policinë në afërsi të Banjskës, çfarë barrikade kanë ngritur dhe për çfarë qëllimi”.

“Pwe qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë është veçanërisht e rëndësishme që veprimet e pushtetit aktual në Serbi të sqarohen plotësisht”, tha Partia Demokratike.