Është zhdukur një person në Prizren dhe një në Suharekë.
Policia njofton se të dyja rastet janë në procedurë hetimore, përcjell Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar – dëshmitar, ka raportuar se personi mashkull kosovar është larguar nga objekti dhe nuk kanë njohuri vend ndodhjen e tij. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.