Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në institucionet shëndetësore.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kjo po ndodhë pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq.

“Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë. Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë”, transmeton Telegrafi.

ShSKUK shpreh ngushëllime të thella për familjen e policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë.