Zjarrfikësit e Kumanovës parandaluan që zjarri t’i afrohet shtëpive të braktisura në fshatin Bellakoc të Kumanovës, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarri mbi fshatin Bellakoc të Kumanovës, i cili shpërtheu sot pasdite iu afrua disa shtëpive të vjetra, të braktisura por falë intervenimit me kohë të zjarrfikësve të Kumanovës zjarri është ndërprerë në distancë të sigurt”, deklaroi drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov.

Edhe javën e kaluar kishte zjarr në këtë fshat dhe ishte kapluar një sipërfaqe e barit të thatë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume