Një zjarr që ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Zham të Lushnjës dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Policia po e heton një 58-vjeçar, pasi i vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe ullishteje dhe pemësh.
Ndërkohë, janë evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen nga zjarri.
“Ishim duke pirë kafe, kur pamë zjarrin. U përhap me shpejtësi shumë të madhe. Kishte erë të fuqishme. Ullishtja u dogj, të paktën mos të digjen shtëpitë”, shprehen banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Roskovecit, Beratit dhe Rrogozhinës./tch
Zjarri merr përmasa të mëdha në Lushnje, evakuuohen banorët, nën hetim një 58-vjeçar
06.09.2023 09:24