Aksion policor në Shtip, arrestohet një diler droge
Gjatën ditës së sotme, zyrtarë policorë nga SPB-ja Shtip, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë dhe dy lokale të tjera në Shtip, të cilat i shfrytëzon personi B.P.(44) nga Shtipi. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar disa shishe me metadon, katër peshore digjitale, rreth 80.000 denarë dhe sende të tjera me prejardhje një vepër penale.
Shtetasi B.P. është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në stacionin policor të Shtipit. Për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.
(Nuvigil)