Mbi tre muaj që banorët e Banjicës po thithin pluhurin nga rruga. Para tre muajve rruga në mes të fshatit nisi të ndërtohet e që atëherë nuk ka lëvizur asgjë për ndërtimin dhe asflatimin e kësaj rruge. Banorët e Banjicës thonë se kjo që po ndodh me ta është katastrfoale dhe çdo ditë po i shkatërrojnë vetuurat dhe thithin pluhurin nga rruga.

“tre muaj që jemi kështu, kjo është kastastrofë, na rreni Arben Taravari” thotë një banorë.

Një tjetër thotë se kur ka zgjedhje vijnë kërkojnë vota, por ska më vota.

“Ska ma vota, na shkatrruan veturat, na shkatërruan mushkëritë” shprehet i revoltuar

“84 vjet i kam, kurrë ska qenë më keq, në kohën e Titos ishte ma mirë se tash, tash edhe magari nnuk ecën e jo makina” thotë tjetri

Por nga komuna e Gostivarit thonë se nga e hëna do të nis tamponimi dhe asfaltimi i kësaj rruge./

“Javën e kaluar u bë gërmimi i kanalit për vendosjen e instalimeve elektrike. Këtë javë planifikohet të zhvendosen 4 shtylla, të ngjeshen kanalet me tampon, të vendoset grila të kryqëzuara te profilit 8 mi. Nga e hëna planifikohet tamponimi, rrafshimi dhe ngjeshja e tamponit deri në kotën e asfaltit me nivelim të pusetave, pastrimi i kanaleve ekzistuese, rregullimi i gjithë trasesë. Është planifikuar që asfaltimi të fillojë nga e hëna ose evenrualisht nga e marta. Ndryshime në aktivitetet e planifikuara do të kishte vetëm nëse kemi mot të keq” thonë për TS nga komuna e Gostivarit./TS/