Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka publikuar një listë të detajuar të 7028 personave që thotë se janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor.

Njoftimi i ministrisë vjen pasi Joe Biden ka vënë në dyshim besueshmërinë e raportimit të Hamasit për numrin e njerëzve të vrarë dhe të plagosur gjatë sulmit izraelit në Gaza, raporton The Guardian.

Në listën prej 212 faqesh përfshihen emrat dhe numrat e identitetit të çdo palestinezi që thuhet se është vrarë në bombardimet izraelite.

Gjithashtu dokumenti përfshin një ndarje ditore që tregon një përshkallëzim të vazhdueshëm të vdekjeve, nga 256 në 7 tetor në 481 në 25 tetor.