Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë e së enjtes në TV Kanal 5, ndryshe nga herët e tjera është paraqitur me një kollare ngjyrë rozë në mbështetje të “betejës” së qindra grave që “luftojnë” me kancerin e gjirit, shkruan Politiko.mk
Grubi është ndër politikanë e radhë ndërshqiptar, por edhe në rajon që në paraqitjet e tij publik edhe pse kujdeset për veshjen nuk i vë shumë rëndësi kollares. Rrallë herë kur e do protokolli atë e sheh me kollare, që lë të kuptohet se angazhimi i tij primar janë projektet për të cilat ai dhe partia e tij BDI janë të angazhuar skajshmërishtë, siç është projekti kapital i ndërtimit të Korridorit 8 etj.
Ndryshe, tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, e ngjyra e figura që simbolizon këtë muaj është ngjyra rozë. Kjo ngjyrë është bërë simbol i solidarizimi me gratë e prekura nga kanceri i gjirit.