Klankosova.tv ka raportuar më herët se tetë revole ishin konfiskuar në Klinë.
Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur detaje të reja.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se armët kishin destinacion shtetin gjerman.
Dy persona kanë përfunduar në pranga.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me të hapur çantën pronari i agjensionit e ka vërejtur se aty kishte një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë përcjell Klankosova.tv
Krejt çka gjeti dhe konfiskoi policia:
Tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm
Tetë karikator të armëve Zoraki
Njëmbëdhjetë fishekë kal: 7.65mm dhe
Dhjetë fishekë 6.35mm