Ajo që ra në sy në pritjen e sotme të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia kishte vendosur të përfaqësohej me kryeministren Ana Brnabiç në këtë takim të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, ku do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit.

Kjo pasi, presidenti Vuçiq ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë “Brez dhe Rrugë”. Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësit nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme do të takohen në kryeqytetin kinez në kuadër të nismës që parashikon investime infrastrukturore në vende në zhvillim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume