Presidenti i Francës Emmanuel Macron u prit me përqafim nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Vizita e Macron në Tiranë është në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pamje nga arritja e tij në Pallatin e Brigadave ka shpërndarë Rama në Facebook. Brenda në Pallat, Macron u mirëprit edhe nga shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare.
“Pallati i Brigadave – Me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, shkruan Rama, krahas pamjeve të publikuara.

Pamjet:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume