Mexhiti: ASh-ja është në vijë me opozitën shqiptare. “Të mos marrin mbi vete atë që dikush tjetër e ka bërë për 20 vjet”

Aleanca për Shqiptarët duhet t’i bashkangjiturit frontit opozitar dhe të mos e merr mbi vete të gjithë atë që e ka bërë dikush tjetër për 20 vite. Kështu shprehet kreu i opozitares Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti, i cili thotë se nuk është takuar me kreun e ASH-së Arben Taravarin, por që sipas tij, veprimet e kësaj partie tregojnë se partia është në një vijë me opozitën shqiptare.
“Pas intervistës dhe pas deklaratave të z.Taravari, i cili shihet se edhe Aleanca për Shqiptarët edhe te Ligji i kazinove në Komisionin Evropian ishte në një vijë me opozitën shqiptare, edhe në qëndrimet që i pati në intervistën e fundit, pra i ka opozitare dhe mendoj që është momenti për ta bërë hapin, për të bërë një opozitë të fuqishme, një kauzë të fuqishme dhe për ta kthyer shpresën te rinia”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së.
Nga ana tjetër Arben Taravari kreu i ASH-së, ditë më parë komentoi thirrjen që i bëri Fatmir Limani nga Lëvizja Besa që ASH t’i bashkëngjitet frontit opozitar.
“ASH është parti autonome dhe serioze, vendimet i sjell në strukturat partiake, pas analizave që i bën dhe në bazë të vullnetit të anëtarësisë. Për një gjë jam më se i sigurt, se bashkëpunimet nuk bëhen me debate televizive dhe me ftesa publike”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i ASh-së.
Mexhiti vlerëson se është koha për të bërë një opozitë të fuqishme, sepse sipas tij, edhe Aleanca për Shqiptarët ka qëndrime opozitare.