I pyetur nëse beson se opozita shqiptare ka kapacitet për ta mposhtur BDI-në, kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski theksoi:
“Ne vlerësojmë që një opozitë e bashkuar mes partive politike shqiptare ka një kapacitet të madh për ta mposhtur BDI-në. Nëse kjo do të ndodhë, nuk e di. Por, fatkeqësisht pas kësaj deklarate do të jenë objekt i një fushate të BDI-së se VMRO-DPMNE po qëndron pranë tyre, duke folur pozitivisht për ta, e jo për BDI-në dhe kjo mund të cilësohet si gjest antishqiptar. Por ky është një gjest antikriminal, asgjë më shumë”, thotë Mickoski./TS