Sot (02.10.2023) rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë-Bogdanci, zyrtarët policorë të Njësitit kundër emigracionit në Bogorodica kanë privuar nga liria shtetasin M.S. (63) nga Shkupi, i cili me një kamion të tipit “Man” me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria.

Pas ndalimit të automjetit, efektivët e policisë kanë vënë re një dhomë të fshehtë midis kabinës dhe hapësirës së ngarkesave, ku pas ekzaminimit të detajuar janë gjetur 11 emigrantët. Pas dokumentacionit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume