Pamje ekskluzive kanë arritur në redaksinë e portalit TetovaSot nga një qytetar i cili ka kap në flagrancë disa të rinj duke ndezur zjarr në spitalin e Tetovës.

Në video shihen disa të rinj, madje disa prej tyre me maska ne fytyrë, që janë kapur nga një qytetar dhe janë inçizuar teksa kanë ndezur zjarrin në spitalin e Tetovës.

Qytetari  i ka paralajmëruar se do t’i paraqesë menjëherë në polici, të rinjtë ia kanë futur vrapit dhe janë zhdukur në drejtim të panjohur.

Nuk dihet ende nëse është lajmëruar policia dhe a kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin dhe për të kapur fajtorët./TS