Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska thotë se tashmë ka marrë raportin e Grupit të Punës mbi kërkesat e pensionistëve dhe se të njëjtin do ta dorëzojë në Qeveri, shkruan TV21. Trençevska tha se masat që do të përgatiten nga ky raport në shumicën e rasteve do të jenë në ndihmë të atyre që kanë pensione të ulëta. Ministrja tha se nuk është e vërtet që me harmonizimin e fundit prej 5% rritje të pensioneve, dikush ka rritje vetëm prej 200-300 denarëve.

“Nëse ka dikush me 200-300, lirisht le ta paraqes në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale për arsye se është sistem i përllogaritjes dhe unë nuk besoj që dikush ka marrë rritje prej 200-300 denarëve, respektivisht harmonizim, sepse nëse pensioni më i ulët ishte 12.500, këtë kur e llogaritni me 5,3%, është diku rreth 800 denarë”, tha Trençevska.
https://www.instagram.com/p/CyNtdpOuyO7/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again