Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka nisur një rrugtim i vetëm pa opozitën shqiptare. Ai sot papritmas ka nxjerr një status në profilin e tij në Facebook duke anashkaluar Izet Mexhitin dhe Afrim Gashin. Kasami ka nxjerr edhe një moto “Bashkohuni me Lëvizjen BESA” duke nënkuptuar se nuk bën thirrje për bashkim të frontit opozitar, përcjell TS.
Nuk dihet nëse opozita shqiptare nuk mund të gjejë rahati, pasi siç përflitet në kohën e fundit, Kasami, Mexhiti dhe Gashi po përballen me krijimin e identitetit opozitar dhe nuk dihet se kush duhet të mbaj timonin e opozitës. Kasami ka mbetur me një deputet, Gashi dhe Mexhiti me nga dy deputet, ikjen e deputetëve ju ndodhën për shkak të afërsisë së madhe që ka opozita me VMRO-në dhe Levicën.
Ja edhe teksti i plotë i Bilall Kasamit ku nuk e përmend fare opozitën shqiptare e as Izet Mexhitin e as Afrim Gashin.
