Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në forumin “Global Gateëay” mbi sfidat aktuale të Evropës dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve evropiane të financimit të këtyre prioriteteve”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë, në fjalën e tij në forum Rama ka theksuar se hapja që po shohin falë marrëdhënies, sipas tij, gjithmonë e më të ngushtë me Bashkimin Evropian, është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por dhe për vetë Bashkimin Evropian.

“Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do të sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd, ky është Bashkimi Evropian”, ka thënë Rama.
Rama po ashtu ka përshëndetur “Plani i ri i Rritjes të Presidentes së Komisionit Samitit Ursula von der Leyen, e cila e ka paraqitur në Samitin të Liderëve të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë më 16 tetor në Tiranë,

“Kjo është vërtetë muzikë për veshët tanë sepse po, reformat janë të nevojshme. Po, demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm. Po, rreshtimi me vlerat e parimet e Bashkimit Evropian është thelbësor, por siç dikur Angela Merkel thoshte: ‘Autostradat nuk funksionojnë siç duhet pa demokraci, por demokracia pa autostrada nuk mund të funksionojë si duhet’. Kësisoj, infrastruktura është e nevojshme”, ka deklaruar Rama.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Rama është takuar edhe me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, dhe zyrtarë të tjerë.