Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka realizuar takim me përfaqësueset e Shoqatës “Iniciativa për të drejtat e grave nga Shuto Orizara” e udhëhequr nga drejtoresha ekzekutive, Salija Halim-Bek.

Në takim u prezantua projekti “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në baza gjinore në Maqedoninë e Veriut”, kurse u bisedua edhe për hapjen e Qendrës për Përkrahje Psikosociale të Grave-viktima të dhunës në baza gjinore dhe familjare në territorin e Shuto Orizarës, “ISI ARKA”.

Ministri Spasovski para të pranishmëve e përshëndeti iniciativën për takim pune, duke e theksuar faktin se MPB-ja kujdeset me të gjitha shoqatat civile në shoqëri të zhvillojë marrëdhënie partneriteti.

“Siguria nuk jemi ne si individ, asnjë njeri, asnjë institucion, por siguria jemi të gjithë ne. Dhuna në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave është njëra nga temat në të cilën edhe ne punojmë edhe atë si nga ana parandaluese poashtu edhe nga ana represive. Në këtë temë duhet shumë të punohet që të ngritet vetëdija publike, që të detektohen format e dhunës dhe të njëjtat menjëherë të denoncohen. Ne si MPB jemi të hapur për bashkëpunim”, theksoi Spasovski.

Nga ana e drejtoreshës ekzekutive të Shoqatës, Halim-Bekir u potencua se njëri nga qëllimet e këtij takimi është të përforcohet bashkëpunimi me komunitetin rom.

“MPB është partner dhe aleat në parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës në baza gjinore dhe familjare. Me rëndësi të veçantë është së bashku me institucionet të marrin ndihmë ata persona të cilëve ndihma më së shumti u nevojitet”, tha në takim Halim-Bekir.