Presidentja e vendit, Vjosa Osmani njofton se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm mbi zhvillimet e sigurisë në Kosovë, me homologun e saj francez Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani njoftoi në platformën X se ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit të saj kundër Republikës së Kosovës.

Postimi i saj i plotë:
Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksoj rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë.