dy kompanitë që në total kanë dalë fituese në tetë thirrje të komunës së Tetovës e të cilat udhëhiqen nga gratë e familje Bajrami e cila disponon edhe me kompaninë “Mujo Bau”, kanë vetëm nga një të punësuar.

Pra, kompania “Ereu Trans” e forumuar në vitin 2021, me seli në Poroj të Tetovës, që udhëhiqet nga Xharie Bajrami e që nga Komuna ka fituar 1,262,550 milionë euro ka vetëm një të punësuar.
Edhe kompania e dytë, “Eko Peu”, që nga Komuna ka fituar 916,530 mijë euro e që udhëhiqet nga Habibe Bajrami gjithashtu ka vetëm një të punësuar.

Ndryshe, dje u raportua se dy kompanitë e krijuara në vitin 2021 nga familja Bajrami kanë fituar 2,179,080 euro vetëm nga Komuna e Tetovës.

Kujtojmë, denoncuesi që dëshiron të mbetet anonim përmes dokumenteve shpjegoi se kjo skemë është përdorur nga pronari i “Mujo Bau” dhe Komuna e Tetovës dhe për udhëheqës të kompanive përfituese është vendosur që udhëheqës të jenë, emërtohen gratë e familjes.