-Аrsyet duhet t’i jep zonja Arsovska, këtë e tha mes tjerash në një deklaratë për TV21 Kosana Mazneva, e cila dje u shkarkua nga pozita e drejtoreshës së N.P. “Higjiena Komunale”. Mazneva nuk e përjashton se dorëheqja mund të ketë motive politike, ndërsa thotë se në njoftimin për shkarkim janë cituar akte të përgjithshme nga ligjet, pa treguar se për çfarë saktësisht është shkarkuar.
“Nuk mund t’ua them arsyet sepse nuk shkarkoj unë, nuk jam në pozitë për të shkarkuar, paraprakisht nuk jam e informuar aspak për arsyet e shkarkimit. Deklaratat dhe paraqitjet e huaja nuk mund t’i komentoj. Mund të flas vetëm për sukseset e Higjienës Komunale në periudhën deri sa isha unë drejtoreshë”, theksoi Mazneva për TV21.