Ditë më parë  filloi viti akademik edhe në Unversitetin e Evropës Juglindore. Ky universitet e nis këtë vit me student nga Pakistani, Taxhakistani dhe vendet tjera.

Sipas zëdhënësit të UEJL-së, në këtë kampus universitar  studiojnë mbi 100 student nga Pakistani, Taxhakistani dhe vendet tjera.

Ai thotë se këta student kanë fituar buresa nga SHBA-ja e disa janë me vetfinancim.

Sipas policisë së Tetovës në Tetovë janë mbi 60 shtetas nga Pakistani Taxhakistani që kanë leje studnetore.

Vlen të thkesohet se Universiteti i Evropës Juglindore  këtë vit është fshirë nga Lista e Shangait, Lista e Shanagit është listë që bën rangimin e Universiteve të botës dhe UEJL nuk gjendet më në këtë list./TS/