Për herë të parë pas 8 ditësh, Ina Xhaxho vajza e mjekut anestezist Roland Xhaxho në klinikën e të cilëve u krye ndërhyrja kirurgjikale në gojë e 3-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht, Brian Spahiu, ka thyer heshtjen për ngjarjen tronditëse.

Stomatologia, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku qytetarë të shumtë e kryqëzojnë lidhur me ngjarjen tronditëse.

Ajo thotë se duhet të presin ekspertizën për të zbuluar të vërtetën.

KOMENTI:

Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri i stomatologeve, as me email as me telefon.

Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare i kam derguar leter ankesë (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri çdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha.

Une jam ne pritje te kalojnë 7 dite zie per ate familje. Une s’jam as media as joq une jam mjeke si te gjithe ju.

Ndaj ju koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pranë atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim.

Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e saktë ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse!

Gjithashtu ju informoj per te gjithe ju qe nuk me njihni qe kam database me 2000 pacientë ku 65% janë grupmosha 3 me 9 vjeç me caries generalizzato.

Kam kartelat spitalore, fotot, etj., eshte ndjekur e njëjta menyre trajtimi, 8 10 12 14 dhembe brenda 1 seance.

Prandaj per te investiguar qe jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015, brenda ne spital kardiokirugjikal (i pari privat qe ne 2006) dhe per aftesite e mia (edhe pse une nuk kam qene e pranishme ne rastin e djalit te vogel!)

Prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prapë ketu jam. Sot kam une siklet neser mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza te bardha mos bëjmë hetuesin qe s’na takon. Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО.