Në moshën 77 vjeçare, ka vdekur ish-deputeti Goce Andonovski.

Andonovski u zgjodh deputet nga Resnja në zgjedhjet e para shumëpartiake në vend në vitin 1990 dhe ishte në detyrë deri në fund të madatit të përbërjes së parë të Kuvendit në vitin 1994.

Ai u zgjodh deputet si kandidat i LSDM-së.

Andonovski ka lindur në vitin 1946 në fshatin Carev Dvor, Resnjë, ndërsa me profesion ishte mjek-specialist.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume