Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përgëzoi Maqedoninë e Veriut për punën e saj si kryesuese e OSBE-së në vitin 2023.

Von der Leyen, i cila po vjen për një vizitë pune dyditore në Shkup, në konferencën e sotme për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, publikisht falënderoi për aktivitetet që po i ndërmerr vendi në kuadër të Presidencës së OSBE-së.

“Dua t’ju përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bëni në kuadër të Kryesimit të OSBE-së. Ju vazhdimisht tregoni se jeni një partner i besueshëm dhe ju falënderoj për këtë”, tha Von der Leyen në konferencën për shtyp.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prej 10 muajsh është kryetar i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në Evropë – OSBE-së.

Në kuadër të Presidencës së OSBE-së, vendi do të presë Këshillin Ministror të OSBE-së dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të OSBE-së. Këshilli i Ministrave do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor dhe përfaqëson ngjarjen më të madhe politike ndërkombëtare në historinë e Maqedonisë së Veriut./TS