Sot nga orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, Drejtoria e Policisë Financiare me ndihmën e njësiteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme po kryen kontrolle në disa lokacione në Manastir, ndërsa po ndalohen persona e dyshuar.

“Aksioni është rezultat i procedurës parahetimore një mujore për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilën e ka kryer Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Manastir”, njofton Drejtoria e Policisë Financiare.

Pas përfundimit të aksionit, Policia Financiare, siç është paralajmëruar, do të japë informacion të detajuar për këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume