RHODE: ME RËNDËSI TË KETË STABILITET NË VERI

Deklarata e së hënës e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për mundësinë e shtimit të përhershëm të trupave sipas ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde është përkrahje për stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Ai këtë deklaratë e ka quajtur qëndrim të fortë të NATO-s, megjithatë sipas tij mandati i NATO-s nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi i NATO-s është edhe më i fortë, por s’do të thotë se ka ndryshim ligjor. NATO-ja ka mandat të qartë dhe ky mandat s’ka ndryshuar. NATO-ja është këtu për të përkrahur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë s’ka ndryshuar. Ajo që shoh është se NATO-ja po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjskë duke ofruar siguri, sidomos në veri…. Është e rëndësishme që të ketë siguri në veri”, tha Jorn Rhode.

Stoltenberg gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se pas sulmit të Banjkës, NATO, është duke e shqyrtuar mundësitë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë.
Pas këtij sulmi janë vendosur ,1000 trupa shtesë në Kosovë.

Shumica e serbëve që jetojnë në katër komunat veriore nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe janë përplasur shpesh me policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë. Sulmi i shtatorit nga kriminelët serbë ku u vra polici Afrim Bunjaku ishte sulmi më i serioz ndër vite.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë që nga viti 1999 pas përfundimit të bombardimeve dhe përfshin mbi 4,500 trupa nga 27 vende.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume