Më 14.11.2023 në Sveti Nikollë, zyrtarë policorë nga SPB Shtip – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Sveti Nikollë kanë privuar nga liria S.N.(37), N.T., S.A., D.A. dhe J.N., të gjithë të Shën Nikollës.

“Gjatë kontrollit në banesën e S.N.-së, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuana. Ndërsa, N.T. është parë duke u larguar nga shtëpia e S.N. dhe gjatë këqyrjes i është gjetur dhe marrë një lëndë pluhur, ndërsa personat e tjerë janë gjetur në banesë” thuhet në dekaratën e MPB-së.

Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Sveti Nikollë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume