Para pak çastesh është denoncuar në polici dhe prokurori kërcënuesi i cili kërcënoi me therje për vdekje gazetarin e TS, Nevrij Ademin.
Kërcënimi ka ndodhur në tubimin e sontëm të Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN), Bilall KAsamit, Afrim Gashit dhe Izeti Mexhitit.
Pritet që policia dhe prokuroria të marrin masa të mënjehershme.
Vlen të theksohet se pamjet e videos janë dërguar edhe në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) si dhe në disa ambasada të vendit.
Më poshtë ju sjellim edhe pamjet nga kërcënimet me vdekje: