Sot (30.11.2023) në SPB Shkup është raportuar se në ora 00:16 në rrugën “Vladimir Polezhinovski” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa regjistrimi të Manastirit në pronësi të shtetasit O.N. nga Manastiri. Një ekip i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të munduar edhe shuarjen e zjarrit. Nga SPB Shkup njoftojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rastit nëse ka qenë zjarr i qëllimshëm apo bëhet fjalë për aksident.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume