Djegia e depos “EVROKOM”, deme të mëdha materiale ndërsa shkaktar mund të kishte qenë energjia elektrike? (VIDEO)

Një ditë pas djegies së depos, “Evrokom” gjendja duket katastrofale, pasi nuk ka mbetur asgjë nga të gjithë materialet që kanë qenë brenda depos. Sipas pronarit të “Evrokom” për TS i cili nuk dëshironte të flas para kamerave thotë se mund të kishte qenë energjia elektrike, por organet kopetente nuk ka ndonjë informacionm se cili ka qenë shkaktari i nisjes së zjarrit.
Drejtori i NJTKZ-së, Avni Ameti për TS thotë se ka qenë e pamundur të shuhej zjarri dhe ende vazhdohet të shuhet zjarri pasi brenda ka pasur shumë lloje plastike. Sipas tij ende nuk dihet shkaktari i zjarrit pasi janë organet kopetente për të vërtetuar shkaku i zjarrit. /TS/