Një 76-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Kriva Pallankë, njoftojnë nga MPB-ja, nga ku sqarojnë se me gjasë bëhet fjalë për vrasje.

Gjegjësisht, dje pas kryerjes së autopsisë në trupin e M.D.(76) nga Kriva Pallanka, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 20.11.2023, në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës Shkup, u konstatua se bëhet fjalë për një rast të vdekjes së dhunshme, pra vrasje.

DPB Kriva Pallankë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume