Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka vazhduar takimet me mbështetësit e subjektit që përfaqëson. Në Studeniçan është pritur me qifteli dhe këngë patriotike.

“Duke pasur partner të vetëm popullin, takimet tona të rregullta me qytetarë i vazhduam në Studeniçan, ku së bashku me bashkveprimtarë, aktivistë e përkrahës të Karshiakës na nderoi në konak Dr. Rexhepi.
Të pranishmit paraqiten interesimin e madh që egziston në mesin e popullatës për takime të drejpërdrejta, gjë që dëshmon se
Lëvizja Demokratike dhe kauza ynë për ndryshime gëzon mbështetje masovike në Studeniçan e në gjithë Karshiakën.
Karshiaka gjithmonë është reshtuar në anën e të drejtës dhe ka përkrahur proceset pozitive në interes mbarëkombëtar.
NDRYSHIMI PO VJEN!” ka shkruar Mexhiti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume