“Transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia janë zotimet tona dhe për këtë shkak sot realizova brifing me gazetarët për të sqaruar gjendjen financiare dhe borxhin e komunës së Tetovës. Kjo është mënyra më e mirë e bashkëpunimit me gazetarët dhe qytetarët për të ardhur deri tek e vërteta. Borxhi i komunës së Tetovës, për dy vite qeverisje ka shënuar ulje drastike nga 14 milion euro në 8 milion euro, dhe kjo si rezultat i menaxhimit tonë të mirë” ka shkruar Kasami