Sonte në tubimin e koalicionit të tre liderëve Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Izet Mexhitit që nënshkruajtën deklaratën e koaliconit  “Lidhja Europiane për Ndryshim”  është kërcënuar me jetë gazetetari i TS, Nevri Ademi  nga një i afërt i Bilall Kasamit.
Ai ka përdorur një gjuhë të ashpër sharjesh dhe kërcënimesh drejtuar gazetarit Nevrij Ademi, duke ia bërë me dije që mos shkruaj dhe flas diçka keq për BESËN se në të kundërtën do t’a therr për vdekje.
Personi në fjalë shihet edhe në video inçizim, pasi shumë gazetarë dhe kamerman kanë transmetuar LIVE tubimin duke bërë punën e tyre.
Stafi i TS kërkon me urgjencë nga policia dhe prokuroria që të marrin masa në lidhje me këto kërcënime direkte dhe personi në fjalë të jap llogari dhe të dal para drejtësisë.
Ky kërcënim do të dërgohet dhe do të njoftohen edhe organet tjera si dhe poashtu edhe ambasadat e hujaja në Maqedoninë e Veriut.