E quajti ide të gjallë por projekt të vdekur.

Kryeministri Albin Kurti nga Forumi i Paqes në Francë aktualizoi të shtunën temën e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë që për kumbar kishte ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Rikthimin e kësaj teme në diskutim, politologu Fidan Ukaj, e sheh si shpërqendrim të opinionit karshi temave me rëndësi.

Kjo praktikë, po cilësohet si jo e duhur për një qeverisje që ka besimin e mbi 50 për qind të qyetatarëve.

Njëfarë manipulimi me masën, deklaratat e Kurtit po i quajnë edhe ish-bashkëpartiakët e tij, tani kundërshtarë politikë. Zgjim Hyseni e Partia Socialdemokrate janë publikisht pro korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume