Kush po përpiqet të pengojë dhe frikësojë blerësit e interesuar të banesave të konfiskuara të Mijalkovit?

Kush po përpiqet të pengojë dhe frikësojë blerësit e interesuar të banesave të konfiskuara të Mijalkovit? Drejtori i agjencisë së pronave të konfiskuara pret që autoritetet hetimore të hulumtojnë. Nga prokuroria thonë se janë në proces, por ende nuk kanë marrë një raport zyrtar.
“Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar për atë që e ka deklaruar në press konferencë e ka njoftuar edhe prokurorin publik i cili e ka trajtuar rastin për të cilin është kryer konfiskimi, pa specifikuar më shumë detaje. Në rast të paraqitjes së kallëzimit, prokuroria do të veprojë sipas kompetencave të saj”, njofton Prokuroria Publike, përcjell PRESSonline.al
E hëna e 13 nëntorit ishte e rezervuar si ditë në të cilën qytetarët e interesuar mund të shikojnë banesat në rrugën “Slavejko Arsov” në Vodno, së bashku me një punonjës të Agjencisë, para se të vendosin nëse do të regjistrohen në ankand dhe sa buxhet do të ndajnë për të garuar në atë ankand.
Blerësit potencial janë përballur me një situatë të pakëndshme nga persona të cilët drejtori Driton Nebiu i ka identifikuar si pronarë në konferencën e djeshme për media.
Aktualisht janë nxjerrë në ankand katër prona të paluajtshme në pronësi të Mijallkovit në vlerë prej 330 mijë euro. Tre apartamente dhe një hapësirë garazhi i janë marrë me vendim të formës së prerë për çështjen e pastrimit të parave “Imperia”. Më parë, agjencia i shiti Mijalkovit gjithsej tri prona të konfiskuara. Dy banesa në Ohër dhe një tokë me të cilat në buxhet janë mbledhur 244.000 euro. Në një prononcim për Tellmën javën e kaluar, Nebiu bëri të ditur se Mijallkovit i është konfiskuar edhe shumë pasuri tjetër, e cila do të shpallet për ankand elektronik.