Lidhja e Sindikatave angazhohet për rroga të dinjitetshme, që punëtorët të kenë jetë me dinjitet. Kështu ka deklaruar kreu i Lidhjes së Sindikatave, Trendafillov, duke theksuar se rritja e fundit e rrogave prej 10% është e pamjaftueshme, për çka janë angazhuar edhe sindikatat, siç është rasti me protestat e administratës gjyqësore.
“Që në ditën e parë kur patëm rritje të rrogave për 10%, po flasim për sektorin publik, sindikatat nuk u ndalën por vazhduan rritjen e rrogave të tyre. Aktualisht ka disa greva, protesta të administratës gjyqësore dhe në disa ndërmarrje tjera publike, ujësjellësi para një muaji ishte në protestë disaditore dhe para grevës. Kolegët tanë jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat, në kontinuitet kërkojnë rritje të rrogave dhe vlerësojnë se nëse vazhdon kjo që po ndodh sot, do të jetë e nevojshme rritje shtesë e rrogave për të punësuarit. E shohim se zyrtarët nuk po turpërohen dhe nuk po heqin dorë nga rritja e rrogave të tyre për 78% dhe me siguri me kënaqësi e presin edhe rritjen e radhës të rrogave të tyre. Ne punëtorët nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të kërkojmë rroga të dinjitetshme për jetë me dinjitet.”, – deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.