Në SHMK “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë për nder të Festës së Flamurit 28 Nëntorit është mbajtur një manifestim i veçantë me një program artistik dedikuar kësaj date të veçantë për shqiptarët kudo ndodhen ata shkruan Tetovasot .
Drejtoresha Teuta Llalla tha se jemi mbledhur sot për të kujtuar një ndër datat më të rëndësishme të historisë së lavdishme të popullit shqiptarë.
“Jemi mbledhur sot për të thënë se Shqipëria kurrë nuk do të shuhet sepse nënat shqiptare gjithmonë kanë lindur djem dhe vajza të cilët më të shenjtë dhe më të shtrenjtën e kanë shqiptarinë” u shpreh ajo.
Ajo tha se sot kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre për këtë ditë dhe se sot përkulemi para dëshmorëve të kombit të cilët u flijuan që shqipja jonë të fluturojë e lirë në këto troje.
Në këtë manifestim kishte recitime dhe program të pasur artistik nga nxënësit e këtij institucioni të mesëm.Tetovasot