Në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut – 16 litra në metër katror ka pasur në Kodër të Diellit, pas çka pasojnë Llazaropole me 10, Tetovë me tre, Hanet e Mavrovës me dy dhe në Shkup, “Zajçev Rid” – një litër në metër katror.
Siç informuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), gjatë natës pati vranësira të vogla deri mesatare. Sot në mëngjes kemi mot me vranësira, në pjesët veriperëndimore dhe veriore me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Ka erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Moti sot do të jetë me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet lokalisht do të jetë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla, ndërsa vende-vende do të ketë mbi 20 litra në metër katror. Paradite do të fryjë erë e dobët jugore, ndërsa pasdite dhe nga fundi i ditës e do të ketë erë të përforcuar veriperëndimore, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri 20 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me reshje të shiut, kohë pas kohe të rrëmbyeshme. Pasdite do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të arrijë 15 gradë Celsius.