Atë që e bëjmë tani me bashkëqytetarët tanë, me fqinjët tanë nga Greqia, me partnerët dhe miqtë tanë nga Bashkimi Evropian, do ta vazhdoni ju, të rinjtë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov me rastin e ditës së bashkëpunimit Evropian në komunën Qendër.

“Realizojmë projekte me të cilat përmirësohen kushtet nëpër kopshtet e fëmijëve, në shkolla, projekte për mbrojtje të ambientit jetësor, për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore, për hapjen e mundësive të reja të edukimit dhe punësimit të të rinjëve. Programet për bashkëpunim territorial, që i zbatojmë me mbështetjen e Bashkimit Evropian, janë të rëndësishme për të gjithë ne, duke i përfshirë edhe më të rinjtë. Ndërtojmë vlera të cilat janë themel i së ardhmes tonë të përbashkët evropiane. Për atë është e rëndësishme dhe mirë, që sot me ne i kemi edhe më të rinjëtë. Ato janë gjeneratat e reja për të cilët ia vlenë të punohet dhe t’u krijohet ambient, në të cilin do mund t’i realizojnë dhe të jenë të kënaqur nga rezultatet e arritura”, shtoi ai.

Penov sqaroi se në kuadër të ditëve të bashkëpunimit evropian, theks i veçantë është vendosur në shënimin e Vitit evropian të shkathtësive.

“Në këtë kohë të ndryshimeve të shpejta, sidomos në sferën e teknologjisë, është shumë me rëndësi t’u krijojmë kushte të rinjëve që të fitojnë shkathtësi të reja, që do t’u ndihmojë të jenë më konkurrues në tregun e punës. Në këtë proces po ashtu e kemi mbështetjen nga Bashkimi Evropian dhe përmes hapjes së mundësive, studentët të bëhen vullnetarë në zbatimin e projekteve të bashkëpunimit territorial. Kjo është mënyrë e mirë që t’i ndërtojmë kapacitetet tona, por edhe motivim i madh për të rinjët, mundësi për vete, realizimin ta njohin këtu, në shtet”, qartësoi Penovi.

Ngjarja është organizuar në korrniza të shënimit të Ditës së bashkëpunimit evropian me pjesëmarrjen e nxënësve të arsimit fillor, mësuesve dhe partnerëve nga Greqia, me të cilët zbatohen së bashku IPA programet për bashkëpunim territorial.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume