Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka bërë të ditur se akademia për shënimin e 28 Nëntorit, i dedikohet Hasan Prishtinës.
Ai ka sjell një pjesë të fjalimit të heroit kombëtar, me qëllimin që të rikthehet në kujtesën kolektive morali i lartë i tij, transmeton TV21.
“Nata 500 vjeçare aziatike po kalon dhe perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha europiane po bëjnë plane djallëzore, fqinjtë grabitqar po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine e unë e braktisa parlamentin e ndyrë turk. 3 vjet i kalove në të dhe çdo herë i pa kënaqur. U përpoqa me ngulm që të arrijmë të drejtat me kushtetutën e vitit 1908, por më kot”, kishte thënë Prishtina mes tjerash, kujton Grubi.
Grubi thotë se përpjekja për barazi ende nuk ka përfunduar.